Rritet shumë GDP e Eurozonës

Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) në eurozonë është rritur me 0,6 për qind gjatë tremujorit të dytë të vitit 2017, sipas një vlerësimi të agjencisë së statistikave të BE-së “Eurostat” të publikuar dje.

Gjatë tremujorit të kaluar GDP-ja është rritur me 0,5 për qind.Krahasuar me tremujorin e njëjtë të një viti më parë, GDP-ja e rregulluar sezonale është rritur me 2,1 për qind në eurozonë, pas një rritjeje prej 1,9 për qind gjatë tremujorit të kaluar.

Rritja e eurozonës është nën nivelin e rritjes ekonomike të SHBA-së gjatë tremujorit prill-qershor, ku Departamenti i Tregtisë raportoi një rritje vjetore prej 2,6 për qind, përcjell Atsh.

Ekonomia e 19 vendeve anëtare në eurozonë është rritur me ritmin më të shpejtë në 2017 krahuar me gjashtë vitet e fundit. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU