Rritet numri i refugjatëve, shtohen masat policore në kufi

Rritet numri i refugjatëve në kufi me Shqipërinë, ndërsa autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në pikat e kalimit. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se masat policore janë shtuar në kufijte juglindorë.

Pak ditë më parë, në Konicë të Greqisë u strehuan në një qendër komunitare 162 emigrantë sirianë, të cilët mendohet se do të qëndrojnë aty për një periudhë 15 ditore. Konica është dhe qyteti i parë në këtë zonë që strehon emigrantë. Sakaq, destinacioni i tyre është kryesisht Gjermania.

Kohët e fundit Europa është përfshirë nga një fluks i madh emigrantësh, të cilët vijnë kryesisht nga Siria.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU