Rrëzohet avioni luftarak pakistanez, vdes piloti

Forcat ajrore të Pakistanit njoftojnë se një avion luftarak është rrëzuar sot gjatë një ushtrimi dhe se piloti ka humbur jetën.

Aeroplani është rrëzuar afër Jamrudit në rajonin Khyber.

Nuk raportohet për viktima në tokë, veç pilotit i cili ka vdekur nga lëndimet e marra.

Shkaku i rrëzimit është duke u hetuar./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU