Rrezik për zjarre nga i nxehti përvëlues, FA në gatishmëri

Ndërsa temperaturat e larta përtej normales janë duke kërcënuar vendin këto ditë për zjarre të mundshme, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se është në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo emergjencë që mund të vijë nga shkaqe natyrore. Këtë e ka thënë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në “Facebook”.

Në postim thuhet, se këtë verë Forcat e Armatosura kanë rritur edhe kapacitetet për shuarjen e zjarreve gjatë këtij sezoni veror. Helikopterët Cougar të Forcës Ajrore janë pajisur me kova të posaçme për shuarjen e zjarreve, me kapacitet 2500 litër secila

Ministrja ka theksuar se deri tani gjithçka është në kontroll por çdo veprim abuziv, i kryer nga pakujdesia apo me paramendim ndëshkohet me ligj.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU