Vijon të jetë e bllokuar rruga Elbasan-Tiranë nga tuneli si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor mëngjesin e djeshëm në afërsi të fshatit Mamël. Qarkullimi i automjeteve për Tiranë është devijuar nga rruga e vjetër e Kërrabës ose nga Durrësi.
Masa e shkëmbit dhe e gurëve është e madhe çfarë nënkupton se ky proces do te zgjasë më shumë se tre ditë. Gjatë ditës së sotme pritet të vijnë ekspertët e gjeologjisë. Ndërkohë vazhdon qarkullimi i automjeteve në sensin e kundërt Tiranë-Elbasan. Por drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdesshëm në këtë vend.
Shkak i rrëshqitjes kanë qenë reshjet e ditëve të fundit dhe ujërat nëntokësore. Gjithsesi firma ndërtuese duhej të kishte parashikuar punime inxhinierike pasi edhe herë të tjera përgjatë kësaj autostrade kanë ndodhur rrëshqitje të frikshme të masave shkëmbore.
a.ç