Rrëmbeu 15-vjeçaren dhe kërcënoi nënën e saj, prangoset 21-vjeçari

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar i cili akuzohet si bashkëpunëtor i rrëmbimit të një 15-vjeçareje në Bulqizë. Ngjarja në fjalë ndodhi më 5 shtator në Bulqizë.

Shtetasi Edison Dangri, në bashkëpunim me shtetasin F.T (i shpallur në kërkim), janë futur në banesën e shtetases me inicialet H.K., ku dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë kanosur familjarët që ndodheshin në banesë dhe më pas janë larguar së bashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, ” Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Përndjekja”, “Kanosja”, parashikuar nga nenet 110, 278 e 121/a , 84, të Kodit Penal./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU