Rrëfimi i gruas nga Fushë- Kruja: “Burri na kërcënon me fjalët se s’do e gëzoni shtëpinë time! Do ju vras!”

“Më doli përpara dhe nisi të më kërcënojë me fjalët “Ti dhe as fëmijët nuk do ta gëzoni dot shtëpinë time, pasi do t’ju vras”, ndërkohë që është përpjekur të më kapi nga krahët dhe të më tërheqë, por kam arritur t’i shkëputem nga duart e tij dhe të largohem me shpejtësi në drejtim të banesës sime”.
Kështu ka deklaruar në polici Merita Brama, lindur në Tiranë dhe banuese në Fushë Krujë, lagja Kastrioti. Deklarata e saj është bërë 25.05.2017, ndërsa denoncimi konfirmohet edhe nga polici gjyqësor në Fushë Krujë, Arian Hajati.

Pak ditë më parë Merita Brama, i ka shkruar Nismës Thurje, e cila në faqen e saj të Facebook, ka publikuar mesazhin tronditës të gruas e cila ka frikë për jetën, se mund ta pësojë njësoj si gjyqtarja Fildesi.Ajo ka publikuar edhe foton e ish-bashkëshortit, i cili e kërcënon se do ta vrasë. Por nuk mbaron me kaq. Gruaja tregon se si disa kohë më parë është dhunuar barbarisht me levë në rrugë nga ish-burri.

Fill pas letrës tronditëse të Meritës ka reaguar policia e shtetit e cila ka administruar kallëzimin e saj dhe ka angazhuar gjithë kapacitetet e saj për vënien para përgjegjësisë së autorit të dyshuar. Policia Vendore ka kryer disa tentativa për kapjen e tij në zonën ku dyshohet se qëndron i fshehur.Ndërsa për shtetasen është ofruar ndihma policore si për çdo rast tjetër. Edhe në takimin e një dite më parë Drejtori Çako u ka kërkuar drejtuesve vendorë të trajtojnë me shumë seriozitet problematiken e dhunës në familje. /Noa.al/ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU