Rrëfim i Luka Modriç: Fjeta me trofeun e fituar…

Luka Modriç fitoi pak ditë më parë trofeun më të rëndësishëm individual, Topi i Artë 2018.

Kroati theu hegjemoninë 10-vjeçare të Ronaldos dhe Mesit që kishin “privatizuar” këtë çmim.

Luka tregon se e mbajti “Topin e Artë” afër krevatit dhe fjeti me të, por kur i ofrojnë mundësinë për ta shkëmbyer me Kupën e Botës me Kroacinë është gati ta falë.

Në një intervistë për “France Football”, mesfushori kroat i Realit të Madridit e ndan këtë çmim me Iniestën, Ksavin, Shnajderin dhe kampionët e tjerë që e kanë merituar dhe nuk e kanë fituar dot.

Por, Luka nuk e quan si një hakmarrje ndaj Mbapesë dhe Grizmanit apo si një triumf me Mesin dhe Ronaldon.

“Natën e parë e mbajta diku afër krevatit dhe fjeta me të, por në të ardhmen do ta vendos në një vend interesant që ta shoh gjithmonë”, tha ai.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU