Ronaldomania në Rusi

Portugalia është stërvitur për herë të parë në Rusi e cila të premten do të bëjë debutimin e saj në Botëror në supersfidën ndaj Spanjës.

Në fushën e stërvitjes në Kratovo rreth 40 kilometra larg Moskës, 400 tifozë, shumica prej tyre fëmijë kanë duartrokitur dhe përkrahur idhullin e tyre Cristiano Ronaldo.

Ylli luzitan i ka kërkuar të ruajë qetësinë publikut të pranishëm në fushën stërvitore dhe në fund ka ndaluar për të firmosur autografe.

Në Grupin B me Portugalinë e Spanjën gjenden edhe Irani e Maroku, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU