Ronaldo – Real Madrid, deri më 2021

Cristiano Ronaldo ka arritur marrëveshje për kontratë të re pesëvjeçare në Real Madrid dhe do ta nënshkruajë në javët e ardhshme, ka bërë të ditur radiostacioni spanjoll “Cadena SER”.

Menaxheri i reprezentuesit portugez, Jorge Mendes ka qenë në bisedime me presidentin e klubit, Florentino Perez, në lidhje me kontratën e re, pasi marrëveshja e tanishme e Ronaldos është e vlefshme deri në qershor të vitit 2018, përcjell “Zëri.info”.

Dhe, ish futbollisti i Manchester Unitedit ka vendosur të konfirmojë të ardhmen e tij në Real Madrid për tri vite tjera, përtej kontratës së tanishme.

Me marrëveshjen e re, Ronaldo do të jetë i lidhur me kampionin e Evropës deri më 2021.

Ai vazhdimisht ka theksuar se dëshiron të pensionohet në “Santiago Bernabeu” dhe i bashkohet dyshes Toni Kroos e Luka Modric që kanë vazhduar kontratat e tyre në klub, në javët e fundit, citohet Zëri. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU