Ronaldinho pranë Premier Ligue

Ronaldinho mund të rikthehet të luaj në Evropë. Vëllai i Ronaldinhos, Roberto, ka bërë të ditur se ish sulmuesi i Barcelonës, Ronaldinho, ka marrë telefonata të shumta kohëve të fundit nga Anglia, teksa ylli brazilian po mundohet të gjejë skuadër të re.

Ronaldinho, fituesi i Kupës së Botës me Brazilin dhe fituesi i Topit të Artë, që edhe më tej mbetet një ndër lojtarët më të adhuruar në dekadën e fundit, u largua nga Fluminense ku kishte bërë vetëm nëntë paraqitje.

Që prej largimit nga Milani, Ronaldinho dy herë i është bashkuar Fluminenses, ka luajtur për Atletico Mineiro dhe Queretaro, por duket se dëshiron të rikthehet në Evropë, aty ku shkëlqeu me Barcelonën për disa vite me radhë.

“Azia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një opsion për Ronaldinhon. Ai ende dëshiron të luaj. Vëllai im kurrë nuk ka pasur lëndim serioz, trupi i tij është në gjendje shumë të mirë. Mendoj se edhe për 3-4 vite ai mund të jap më të mirën nga vetja. Kemi pasur telefonata të shumta edhe nga Premielriga, gjithçka mundet me ndodh”, ka thënë vëllai i Ronaldinhos, Roberto.

Ronaldinho më parë ishte afër që të transferohet në Angli te Manchester Unitedi, por Barcelona u tregua më e shpejtë duke blerë brazilianin nga Paris Saint-Germaini në vitin 2003.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU