Role me mish pule

Përbërësit:

▪ 1 kg. fileto pule
▪ gjethe spinaq
▪ proshutë pule
▪ djathë për shkrirje
▪ kripë
▪ piper të zi të grirë
▪250 ml. ajkë për gatim
▪ vaj për gatim

Përgatitja:

E shtypim fileton e pulës me një shtypës mishi, e kripsim dhe i vëmë piper të zi të grirë. Mbi fileton vëmë një gjeth spinaq, një rriskë proshutë pule dhe në fund një rriskë djathë për shkrirje.

Të gjitha këto i përkulim në një role dhe i forcojmë me rrëmojëse. Në një tigan më të thellë derdhim pak vaj, e ngrohim ngadalë dhe i radhitim rolet, i fërgojmë ato nga të gjitha anët. Derdhim pak ujë dhe fërgojmë rreth 30 minutash.

Para fundit të fërgimit shtojmë ajkë, vëmë erëza sipas dëshirës dhe lëmë të zihet edhe 5-7 minuta.

Para se të shërbenim i heqim rolet, heqim rrëmojëset, i presim rolet në rriska të vogla dhe i kthejmë në enën në të cilën janë zier.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU