Rokadë postesh në Akademinë e Shkencave mes Gudar Beqirajt dhe Myzafer Korkutit

Akademia e Shkencave të Shqipërisë mbajti sot zgjedhjet për kryetarin dhe zëvendëskryetarin e ri.

Pas numërimit të votave të 29 anëtarëve të Akademisë, të cilët morën pjesë në proces, Gudar Beqiraj u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave.

Ai nuk kishte asnjë rival në këtë garë. Ndërsa zv/kryetar i ASH u zgjodh ish-kryetari Myzafer Korkuti. Beqiraj dhe Korkuti këmbejnë kështu vendet me njëri-tjetrin.

Kjo nxiti edhe mjaft reagime brenda akademikëve pasi njëra palë kërkon transformim rrënjësoj kundrejt palës tjetër në “pushtet” që kërkon të rikonfirmohet ose jo nga zgjedhjet e kësaj të hëne.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Vasil Tole, thotë se afati për paraqitjen e kandidaturave ka qenë dy javë, por nuk ka pasur kandidatura të tjera, përveç atyre të mësipërmve.

Votuan 29 akademikë
Morën pjesë në votim 29 akademike. Dy anëtarë të Akademisë së Shkencave, Aferdita Vevecka dhe Ylli Popa janë ndarë nga jeta.

Ndërkohë, Artan Fuga nuk ka pranuar ftesën e ASH dhe për rrjedhojë nuk do të votojë. Ai i ka cilësuar zgjedhjet farsë dhe jo një proces që synon reformimin e Akademisë së Shkencave.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU