Rodriguez, mbrojtësi që dikur mezi shpëtoi nga vdekja

Ricardo Rodriguez është një prej arsyeve kryesore që Përfaqësuesja e Zvicrës do të jetë e pranishme në kampionatin botëror “Rusia 2018”, transmeton Koha Ditore. Megjithëse shënoi nëntë fitore në dhjetë ndeshje eliminatore, Zvicra u detyrua që kualifikimin në botëror ta kërkojë nëpërmjet ndeshjeve të barazhit. Në barazh, përballë e kishte Përfaqësuesen e Irlandës së Veriut.

Në ndeshjen e parë, Rodriguez shënoi golin e vetëm, kurse në të kthimit, ai largoi nga vija fatale topin e goditur me kokë nga Jonny Evans në minutën e 91-të. Kështu, Zvicra u kualifikua në botëror me rezultatin e përgjithshëm 1:0

Të gjithë janë të mendimit se ekipi i Vladimir Petkoviqit ndoshta nuk do të luante në botëror pa mbrojtësin e krahut të majtë, Rodriguezin, që është pjesë e Milanit. “Meritat për kualifikim i kanë të gjithë. Asnjëri nuk duhet veçuar, pasi të gjithë jemi angazhuar dhe kemi kërkuar kualifikimin. Mua me ka rastisur të qëlloj në vendin e duhur dhe kohën e duhur si në ndeshjen e parë ashtu edhe në të kthimit”, thotë Rodriguez me modesti, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU