Rivaldo: Messi duhet të fitojë Kupën e Botës të jetë si Maradona

Rivaldo mendon se Lionel Messit do t’i mungojë diçka nga trashëgimia e tij, sidomos në krahasim me Diego Maradonën në Argjentinë, nëse nuk fiton Kupën e Botës në Rusi.

Messi konsiderohet gjerësisht si një nga futbollistët më të mëdhenj ndonjëherë, që ka fituar 23 trofe të mëdhenj me Barcelonën dhe është bërë golashënuesi më i mirë i vendit të tij, por ende nuk ka fituar një Kupë Bote. Maradona konsiderohet gjithashtu si një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë dhe fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1986. Rivaldo është një tifoz i madh i Messit, por mendon se ai mund të bjerë poshtë statusit të Maradonës si hero kombëtar, nëse nuk e fiton Kupën e Botës me kombëtaren e vendit të tij. “Epo Messi është tashmë një legjendë për gjithçka që ka bërë në Barcelonë dhe për futbollin, – tha Rivaldo për “Goal” gjatë rrugës së “Betfair” në Rusi. – Nuk mund të thuash më shumë se kaq. Natyrisht, Argjentina si vend ka Maradonën yllin më të madh, që fitoi Kupën e Botës.

Ndoshta, ndoshta, për argjentinasit, Messi nuk është në të njëjtin nivel me legjendën, sepse për përkrahësit e një vendi, nuk ka rëndësi se çfarë ke bërë për klubin tënd. Messi ka fituar kaq shumë tituj me Barcelonën, Ligën e Kampionëve disa herë, La Ligta-n shumë herë etj. Kjo është e rëndësishme për përkrahësit e klubit, por për popullin argjentinas është e rëndësishme të fitojë Kupën e Botës, raporton Tele Sport.

Natyrisht, ju mund të kuptoni se për shkak të të gjitha garave të futbollit, Kupa e Botës është më e rëndësishmja dhe me çmimin më të lartë. Nëse nuk e keni fituar atë, atëherë njerëzit mund ta kuptojnë se duhet ta bëni këtë. Mendoj që, derisa Messi të fitojë Kupën e Botës, argjentinasit nuk do ta konsiderojnë atë si një legjendë, në të njëjtin nivel me Maradonën. Personalisht, besoj se Messi është një yll botëror. Ai ka bërë kaq shumë për klubin dhe kombëtaren deri më tani.

Leo është 100% tani, ka kualitetin dhe Argjentina po luan mirë, shpresoj të mbërrijë në finale të Botërorit të Rusisë, sepse ndoshta ky është shansi i tij i fundit për ta bërë këtë. Për futbollin në tërësi, ai tashmë është një legjendë”.

 

Rivaldo e fitoi Kupën e Botës dhe “Topin e Artë” gjatë një karriere të shkëlqyeshme, që gjithashtu e pa atë te Barcelona, para se Messi të mbretërojë në “Camp Nou”, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU