Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para Parlamentit, ku një person tentoi të vetëdigjej. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shpëtuar 35-vjeçarin e lyer me benzinë. Personi që ka alarmuar sot kryeqytetin nuk është emër i panjohur për policinë. Bëhet fjalë për Sajmir Zallin 35 vjeç nga Lezha, i cili vetëm tri javë më parë ngriti në këmbë policinë, pasi tentoi të hidhej nga vinçi në Tiranë.
Ai u shpëtua nga policia, pas 60 minutash negociata për ta zbritur nga vinçi, ndërsa këtë mëngjes ai ka tentuar sërish t’i japë fund jetës. Shkak për këtë akt vetëflijimi janë problemet familjare që ka 35-vjeçari, i cili është ndarë nga bashkëshortja. Sipas dëshmisë pasi zbriti nga vinçi, ai është shprehur se ish-bashkëshortja e tij nuk e lë të takohet me fëmijët.
Pas aktit të dytë vetëflijues, 35-vjeçari Zalli është shoqëruar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 35-vjeçari pritet të merren në pyetje nga policia për këtë ngjarje. Edhe ditën e sotme, në momentin kur i riu është shoqëruar, është shprehur se e ka bërë këtë për fëmijët.
Veprimi i tij sot ishte ekstrem, ku edhe në video dallohet momenti kur ai i vë flakën trupit të tij. Mesohet se ai nuk ka arritur do të zgjidhë problemin me ish-bashkëshorten e tij dhe kjo ka çuar sërish në vetëflijim 35-vjeçarin. Ai nuk është marrë seriozisht në momentin e parë, kur me një shishe benzinë në dorë ka thënë se do të djegë veten. Menjëherë ai ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakën, por është shpëtuar nga policia.
a.ç
Saimir Zalli para parlamentit tentoi që të vetëdigjet, u shpëtua nga policia