Rita Ora në Tiranë, zbulohet data e koncertit madhështor

Këngëtarja e mirënjohur nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, ka dhënë një lajm të madh për të gjithë fansat shqiptarë. Rita Ora ka paralajmëruar se do të rikthehet në Tiranë me një koncert madhështor në fillim të verës.

Këngëtarja me famë botërore rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vjetësh. Siç është theksuar nga ”Jo vetëm modë”, ylli botëror ka pranuar se do argëtojë me performancë madhështore fansat shqiptarë në Tiranë më 3 qershor.

Rita Ora bëri një spektakël të madh në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU