Rita Ora blen shtëpi të re në Prishtinë

Ylli botëror i muzikës pop, Rita Ora, ka investuar në vendlindje, në blerjen e një banese private .

Lajmin e ka konfirmuar vetë babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu, i cili ka postuar fotografi në një postim, me një përshkrim që konfirmon blerjen e shtëpisë.

“Të lumtur për shtëpinë tonë të re në vendlindjen tonë në Prishtinë”, u shpreh babai i Ritës në postimin e tij në Facebook.

Familja Ora ishte zhvendosur nga Kosova në vitet e vështira të 90-tave, duke emigruar në Britani të Madhe. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU