Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani në një prononcim për mediat ka theksuar se i vetmi shqetësim i Partisë Demokratike janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ai u shpreh se debati politik nuk është për sistemin pasi pikë së pari duhet të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ristani e cilëson si një opsion interesant uljen e numrit të deputetëve, ndersa shpreh idenë se do të ishte më mirë që presidenti të zgjidhej nga populli.
“Besoj se debati politik nuk është për sistemin, por për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sistemet zgjedhore janë pjesa më e parëndësishme e këtij debati. E rëndësishme është a do ketë Shqipëria zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në çdo rast qytetarët votojnë për deputetët. Ne kemi pasur sisteme si mazhoritari dhe mazhoriati i përzier me proporcionalin. Për mua debate të tilla listë e mbyllur apo e hapur janë tymnaja. Lista e hapur ka problem me menaxhimin e sistemit zgjedhor. Ne na duhet sistem sa më i thjeshtë që qytetarët të votojnë s amë thjeshtë.
Sistemet demokratike janë të mira por varen nga menaxhimi dhe kultura që ka vendi ku aplikohet njëri proces apo tjetri. Nuk mendoj se sistemi mazhoritar është më i miri pasi varet nga kushtet e vendit. Ulja e numrit të deputetëve opsion shumë i mirë dhe interesant. Do ishte mireë të kishim parlament me dy dhoma. Madje do ishte mirë të shihnim mundësinë e zgjedhjes së presidentit nga populli”, shprehet Ristani.
ma.me