Rishikim sistemit të pagave në administratë, ai që performon më mirë do paguhet më shumë

Qeveria shqiptare është duke rishikuar sistemin e pagave në administratë bazuar në shembuj të huaj. Zv.kryeministrja Senida Mesi gjatë intervistës në studion e lajmeve të Ora News, tha se ky hap mund të sjellë rritje të pagave për ata punonjës që do ta meritojnë.

Mesi: Një nga indikatorët ku po punojmë dhe me BE është dhe rishikimi i sistemit të pagave në Republikën e Shqipërisë. Duke pasur parasysh jo vetëm vlerësimin e performancës, ai që ka performancë më të mirë të paguhet më mirë, por edhe ndarjen e stafit në fillestar, staf që ka një farë eksperience dhe në staf që ka eksperiencë dhe performon mirë.

Duke folur për platformën e bashkëqeverisjes por edhe për një sërë shërbimesh që tashmë ofrohen online për qytetarët, Mesi tha se deri tani janë regjistruar 450 mijë aplikime për certifikata në portalin e-Albania.

 Mesi: Janë mbi 450 mijë aplkikime dhe certifikata të tërhequra përmes portalit e-Albania.

Zv.kryeministrja theksoi se aktualisht po punohet për unifikimin e platformës dhe aksesimin e saj në një sërë institucionesh siç janë bankat të cilat do të mund të marrin nga portali një sërë dokumentesh që deri tani i kanë kërkuar në letër nga qytetarët apo bizneset në shërbime të ndryshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU