Rio/Qëndrim Guri nuk arrin të përfundojë garën në çiklizëm

Çiklisti kosovar, Qëndrim Guri nuk ka arritur të përfundojë garën në Lojërat Olimpike në Rio, raporton Koha.net.

Guri është atleti i dytë, pas Urata Ramës (qitje), që përfunduan aventurën e tyre në ‘Rio 2016’, kurse sot do të garojë kampionia në xhudo, Majlinda Kelmendi.

Në një garë të vështirë prej 237.5 km më i miri doli belgu Greg van Avermaet, i cili arriti në cakë për 6:10:05, duke lënë prapa danezin Jakob Fuglsang dhe polakun Rafal Majka. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU