Ringjallet ndërtimi, rritje numri i lejeve nga kryebashkiakët e rinj

Aktiviteti i ndërtimit nisi të ringjallet në tremujorin e katërt të vitit 2015, për shkak të rritjes së numrit të lejeve të dhëna për objektet te reja. INSTAT raportoi se në tremujorin e katërt 2015 janë miratuar gjithsej 45 leje ndërtimi, me një sipërfaqe rreth 61.449 metër katror nga vetëm 12 leje që ishin dhënë në tremujorin e tretë. Duket se kryebashkiakët e rinj kanë sjellë energji të reja në administrimin ë njësive administrative duke shtruar numrin e lejeve, pavarësisht se ne qytetet e mëdha si Tirana dhe Durrësi hapësirat janë në të sosur.

Numrin më të madh të lejeve e ka dhënë Fieri me 13 të tilla. Më pas Tirana me 11 leje, Elbasani me 7 leje, Durrësi me 5 leje, Shkodra me 5 leje, Vlora me dy leje, Dibra dhe Gjirokastra me nga dy leje.

Gjatë tremujorit të katërt 2015 numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 45 ku përqendrimin më të madh e ka qarku i Fierit me 28,9 % dhe Tiranës me 24,4 %.

Numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 51,1 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesa për hotele, tregtare industriale dhe të tjera) zë 48,9 %.

Përformanca e sektorit ndërtues vijoi të mbetet në kahun rritës përgjatë gjithë vitit 2015. Pas rritjes me 24.8% në tremujorin e dytë, vlera e shtuar e ndërtimit shënoi rritje të lartë vjetore me 16.5% gjatë tremujorit të tretë të vitit 2015. Aktiviteti ndërtues duket të ketë frenuar gjallërimin e lartë të tremujorit të dytë, ndonëse zhvillimet pozitive të vlerës së shtuar të sektorit vazhdojnë të mbeten mbi mesataren historike të rritjes.

Megjithatë, bizneset nuk kanë rritur normat e shfrytëzimit të kapaciteteve të tyre aktuale, të kufizuar në një masë nga kërkesa e pamjaftueshme. Kjo gjë që mund të sinjalizojë ngadalësim të ritmeve të rritjes së ndërtimit në fundin e vitit 2015. Indeksi i çmimit të banesave ra me 4.8% në tremujorin e katërt të 2015 pasi ishte rritur me 2.3 dhe 5.4% dy tremujorët e mëparshëm.

Monitor

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU