Rilindje urbane, Rama publikon fotot e disa projekteve

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook foto të disa prej projekteve që po zbatohen në sektorë të ndryshëm e që po transformojnë vendin.

Rama postoi foto to projektit për rindërtimin e zgjerimin e Bibliotekës Kombëtare në zemër të Tiranës.

b1b2“Gati projekti për rindërtimin e zgjerimin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ku pas disa dekadash do të krijohen kushtet optimale për mbrojtjen e për shfrytëzimin e thesarit tonë më të madh të kulturës së shkruar”, shkruan kryeministri Rama.b3

Një tjetër projekt me të cilin na njeh Kryeministri Rama është edhe ai i “Sfinksit” në Durrës, për të cilin ai komenton se ka transformuar në hapësirë publike një zonë të degraduar të qytetit dhe është kthyer në një atraksion turistik.

Sfinksi
Sfinksi

“Mbrëmje në Durrës, “Sfinksi” i qytetit një projekt fantastik i Rilindjes Urbane që ka transformuar në hapësirë publike një zonë të degraduar të qytetit dhe është kthyer në një atraksion turistik”, thotë Rama.

13958118_10153902073371523_3303674476827319700_o13925722_10153902073246523_6250165717993352934_o13920009_10153902073321523_734923342142824904_o13913849_10153902073316523_1730265337446253194_o13679872_10153902073326523_8985945889016579925_oNjë tjetër projekt është ai u ndërtimit të rrugës Levan-Shtyllas, rreth 4.1 km e gjatë, që sipas Kryeministrit Rama përbën një tjetër aks “të ri rrugor në Bashkinë e re të Fierit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU