“Rilindja” e Kryeqytetit/ Bashkim Shehu: Tirana më duket mirë, por kur flas me njerëzit…!

Shkrimtari dhe publicisti Bashkim Shehu, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 i pyetur se çfarë mendim ka për sloganin e Partisë Socialiste “Rilindje” me të cilin kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet, u shpreh se sa herë që vjen në Tiranë vë re një ndryshim për mirë, por nuk është e njëjta gjë kur bisedon me njerëzit.

“Që në fillim kur erdhi në pushtet nuk mendova që do ketë rilindje. Nuk e kam ndjekur dhe e ka të vështirë të gjykoj, por kur vij në Tiranë më duket më mirë. Ndërsa kur bisedoj me njerëzit është tjetër gjë,” u shpreh ai.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU