Rikthehet vëmendja te Reforma Zgjedhore, Çuçi: Mblidhemi brenda javës

Socialistët presin ta nisin punën për reformën zgjedhore brenda kësaj jave. Bashkëkryetari socialist i komisionit të posaçëm, Bledi Çuçi tha në një intervistë për Report TV se ka vend për ndryshim të sistemit zgjedhor, por është ende herët, sipas tij të flitet për një sistem të preferuar. PS shpreh vullnetin për të aplikuar teknologjinë në disa pjesë të procesit zgjedhor.

Intervista me Bledi Çuçin
Kur do të mblidhet komisioni i reformës Zgjedhore?
Pati një zgjatje per shkak te ceshtjes Tahiri. Por, ne po komunikojmë me bashkëkryetarin e komisionit dhe do të vendosim edhe për ditën e mbledhjes këtë javë.

Kush është objektivi i PS nga kjo reformë?
Objektivi mbetet reflektimi dhe përkthimi i rekomandimeve të OSBE. Objekti i komisionit është i gjerë, do të shqyrtojmë të gjitha rekomandimet nga partitë dhe nga shoqata dhe vëzhgues, që merren me zgjedhjet.

A ka vend për ndryshimin e sistemit zgjedhor?
Ne kemi një sistem që funksionon, por gjithmonë vend për ndryshim ka

Prim apo mazhoritar, kush janë alternativ e PS?
Është e shpejtë për të folur për një sistem preferencial , do të shterojmë në komision dhe vendimmarrja i takon parlamentit. Do të bëhet një skaner i të gjithë sistemeve për të parë nëse ka më shumë avantazhe një sistem apo tjetër për Shqipërinë.

PD propozon votimin elektronik, a është i mundur?
Absolutisht jemi të hapur që cdo lloj aplikimi teknologjik që ndihmon në zgjedhje ne ta aplikojmë në Shqipëri, por duke hedhur hapa të sigurt. Duhet të jemi të matur për të mos e çuar në kolaps.

Mendoni se cdo të votojnë emigrantët?
Do të bëjmë të pamundurën që emigrantët të jenë pjesë e zgjedhjes së parlamentit të ardhshëm, si shqiptarë të denjë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU