Rikthehet në treg NOKIA legjendare 3310 me një çmim të pabesueshëm

Nokia 3310 ikonik do të riprodhohet deri në fund të këtij muaji. Telefoni ikonik 17-vjeçar do të vijë në formë moderne dhe do të kushtojë 59 euro sipas “VentreBeat”, e cila ishte e para që ka zbuluar prezantimin e tij.

Nuk është befasi që riprodhimi i tij ka tërhequr kaq shumë vëmendje, pasi 3310 ishte fantastik në kohën e tij, shkruan “Buisnessinsider”.

Nokia 3310 do të prezantohet në Barcelonë në konferencën e industrisë mobile “Mobile World Congress” sipas raportimeve të “VentureBeat”, por nuk është e qartë se kur do të ndodhë kjo gjë.

Modeli 3310 do të jetë njëri nga 4 telefonat që kompania “HMD Global”, e cila ka në pronësi sektorin mobil të Nokias, do të publikojë gjatë konferencës.

Nga kompania “HDM Global” kanë refuzuar që të komentojnë këto ‘thashetheme”, ndërsa kongresi mobil botëror në Barcelonë do të mbahet nga 27 shkurti e deri më 2 mars./b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU