Rikthehet dueli Guardiola-Mourinho? Portugezi pranë zyrtarizimit te United

Sipas mediave britanike, Jose Mourinho mund të emërohet trajner i Manchester Unitedi, për të marr drejtimin e ‘Djajve të Kuq’ që nga sezoni i ardhshëm.

‘Times’ raporton se Manchester Unitedi tashmë ka arritur akord me ish trajnerin e Chelseat dhe Real Madridin, Jose Muronhon, që ai të bëhet menaxheri i ardhshëm i ‘Djajve të Kuq’.

Sipas ‘Times’ kjo tashmë është punë e kryer. Unitedi e kërkon Jose Mourinhon, vetëm pritet përgjigjja e portugezit.

Nëse një gjë e tillë ndodhë, do të shohim një rivalitet të vërtetë në mes të Unitedit e City, ashtu si disa vite më parë kur dy trajnerët në fjalë drejtonin Barcelonën e Real Madridin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU