Rezultati i zgjedhjeve në Dibër varet nga LSI-ja

Nga Eduard Zaloshnja

Pavarësisht premtimeve për Rrugën e Arbërit e për rrugë të asfaltuara që do të lidhin fshtrat me Peshkopinë, pavarësisht premtimeve për kanale kulluese e vaditëse, dhe pavarësisht të fortëve e të inkriminuarve që mund të marrin pjesë në fushatën zgjedhore të Dibrës, rezultati i zgjedhjeve të 11 shtatorit do të varet nga përsëritja ose mospërsëritja e bashkëpunimit elektoral mes PS-së dhe LSI-së.

Më 2013, në rrethin e Dibrës (që sot është bashkia e zgjeruar e Dibrës), koalicioni “i majtë” mori 50% të votave në zgjedhjet parlamentare. Edhe atëhere u bënë premtime për Rrugën e Arbërit e për rrugë të asfaltuara që do të lidhnin fshatrat me Peshkopinë, u bënë premtime për kanale kulluese e vaditëse, dhe morën pjesë në fushatën zgjedhore të fortë e të inkriminuar, por koalicioni i majtë e arriti kuotën 50% falë bashkëpunimit të PS-së me LSI-në; kjo e fundit mori plot 11% të votave në Dibër më 2013.

Më 2013, në bashkinë e zgjeruar të Dibrës, kandidati i koalicionit “të majtë” mori vetëm 48% të votave, dhe fitoi ndaj kandidatit “të djathtë”, sepse në garë ishin edhe tre kandidatë të pavarur, të  cilët morën së bashku 5% të votave. Edhe atëhere u bënë premtime për Rrugën e Arbërit e për rrugë të asfaltuara që do të lidhin fshtrat me Peshkopinë, u bënë premtime për kanale kulluese e vaditëse, dhe morën pjesë në fushatën zgjedhore të fortë e të inkriminuar, por kandidati i koalicionit “të majtë” e arriti kuotën 48% falë bashkëpunimit të PS-së me LSI-në; kjo e fundit mori plot 9.3% të votave në Dibër më 2015.

A do të bashkëpunojë LSI-ja kësaj rradhe në Dibër me PS-në, po aq fort sa bashkëpunoi më 2013 e më 2015?

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU