Reshjet e dendura të dëborës bllokojnë qarkullimin në Llogora

Reshjet e dendura të dëborës, që nisën pasditen e të hënës, shkaktuan bllokimin e qarkullimit të automjeteve në segmentin rrugor që përshkon Qaën e Llogorasë, pjesë e aksit Vlorë-Sarandë.

Mësohet se, shtresa e dëborës në rrugë ka arritur në më shumë se 50 cm, çka e bën të pamundur lëvizjen e automjeteve, qoftë edhe me zinxhirë.

Bllokimi i qarkullimit rezulton të jetë në të dy krahjet e rrugës, respektivisht në Dukat dhe Palasë.

Për momentin pritet ndërhyrja e mjeteve borëpastruese, ndërkohë që policia lokale ka këshilluar shmangien e kësaj rruge. Kjo edhe për faktin se, reshjet e dëborës po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Gjatë dy javëve të fundit, qarkullimi në Qafën e Llogorasë është vështirësuar herë pas here për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave. Për të normalizuar situatat e krijuara, është ndërhyrë në kohë me mjete borëpastruese dhe hedhjen e kripës. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU