Reshje masive në Greqi, 3 persona humbin jetën

Tre persona kanë humbur jetën për shkak të motit të keq dhe përmbytjet që kanë përfshirë Greqinë në 24 orët e fundit. Mediat vendase bëjnë me dije se një grua invalide ka humbur jetën në një fshat të Mesinisë, në Peloponez, nga përmbytjet e shkaktuara prej reshjeve të dendura të shiut.

Ndërkohë, edhe në Kalamata, ku në shumicën e shtëpive është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, dy të moshuar janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim. Në mbi 200 shtëpi është nevojitur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe organet vendore pritet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme për këtë prefekturë.

Sipas policisë, në disa vende është ndërprerë edhe qarkullimi i makinave, pasi është përmbytur rruga nacionale që lidh gadishullin me Athinën./shqip/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU