RENEA, aksion për kapjen e vrasësit të 2 vëllezërve në Postribë

19Forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, të mbështetura me helikopter nga ajri, janë duke zhvilliuar një operacion për kapjen e përsonit që qëlloi për vdekje dy vëllezërit Shkami.

Aksioni është duke u kryer në një terren të vështirë malor e të pyllëzuar, në pjesën veriore të fshatit Drisht. Burime konfidenciale nga policia bëjnë të ditur se autori, i identifikuar si shtetasi Aleksandër Dushaj, është duke lëvizur i vetëm dhe i armatosur.

Gjithashtu, burimet policore nënvizojnë se lëvizjet e forcave në terren janë duke u koordinuar me mjaft kujdes, pasi autori paraqet rrezikshmëri të lartë.

Mësohet se në aksion janë angazhuar rreth 70 efektivë, ndërkohë që e gjithë zona po mbahet nën vëzgimin e agjentëve të policisë kriminale, pasi informacione të tjera sugjerojnë se autori ndodhet ende i fshehur brenda fshatit. (TCH)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU