Rëndohet pozita e deputetit të PD, ‘Babalja’ takoi Salianjin në fillim, më pas gazetarin Olldashi

Nga dokumenti i prokurorisë del se pas analizës që i janë bërë tabulateve telefonike rezulton se Babalja ka takuar në fillim deputetin e PD-së Ervin Salianji dhe vetëm një ditë më vonë gazetarin Jetmir Olldashi.

“Referuar analizës së tabulateve telefonike shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datën 20.10.2017 ndërsa me shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017”, thuhet në pikën r) të kërkesës së prokuroriësë drejtuar gjykatës për masën e sigurimit.

Pra kështu rrëzohet versioni i dhënë nga gazetari Olldashi se ishte ai që e çoi Albert Veliun tek PD-ja sepse kishte frikë ngaqë në audiopërgjim përfshihej vëllai i ministrit të Brendshëm.

Më datë 19 qershor gazeta “Shqiptarja.com” ka pasur si lajm të parë titullin “Gati arrestimet. Audiopërgjimi i Xhafajt u sajua për 100 mijë euro”. Në këtë shkrim të gazetarit Elton Qyno zbardhej me burime nga prokurori lajmi se kishte dalë një dështimtar që kishte pranuar

Në datën 24.05.2018, ora 19:26, përdoruesi i nr. tel. 067 xx xx 091 telefonon përdoruesin e nr. tel 069 xx xx 289 dhe bëjnë këtë bisedë veç të tjerash:

091- Kunati jam, kunati, si kalon?

289- Është në tualet se ka harruar telefonin në tavolinë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU