Rendi e siguria, reagon MB: SHQUP-istët po e nisin 2016 me të njëjtin avaz, shpifjen

Pas akuzave të PD se me ardhjen e vitit të ri rendi dhe siguria u tronditën nga humbja e 8 personave, ka reaguar Ministria e Brendshme e cila përmes nj njoftimi për shtyp ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, të bëra pak më parë nga Enkelejd Alibeaj.

“Tellalli i gatshëm i zyrave të SHQUP­it, e nisi këtë vit të ri, në të njëjtin avaz siç e mbylli atë që shkoi, me shpifje esulme për Policinë e Shtetit dhe Ministrin e Punëve të Brendshme. Edhe pse të kapur në flagrancë në mënyrë të përsëritur si gënjeshtarë, SHQUP­istët nuk e ndalin dot vesin e përbaltjes së Policisë, edhe në ato raste kur nuk ka vend për politikë. Puna e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, flet shumë më qartë e fortë se çdo deklaratë politike. Rezultatet e luftës kundër informalitetit, paligjshmërisë e kriminalitetit, janë aq evidente sa mbi 1000 konferencat e shtypit të SHQUP­it të mbledhura bashkë, nuk e fshehin dot. Sulmet politike të këtij lloji, janë konfirmimi më i mirë se jemi në rrugën e duhur për ta bërë Shqipërinë më të drejtë, më të paqtë e më të sigurtë” shkruhet ne reagimin e MB.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU