Rekord droge në Itali, kapet kokainë me vlerë 65 milionë euro

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar nga policia italiane në portin e Gioia Tauro. Një operacion i madh i Guardia di Finanza, Agjencisë Doganore dhe Anti-Mafias ka çuar në zbulimin e një rrjeti droge, që u kapën 308 kg kokainë e pastër.

Lënda narkotike ishte fshehur në 8 çanta e ndarë në 271 pako. Kokaine ishte fshehur në kontenierë që ishin nisur nga Shtetet e Bashkuara, kaloi në Panama dhe destinacion përfundimtar Ancona në Itali. Autoritetet italiane thonë se kjo sasi e madhe kokaine që është sekuestruar ka një vlerë rreth 65 milionë Euro.

Një goditje e madhe ekonomike për klanin mafioz që i përket kjo sasi narkotike. Hetuesit thonë se bëhet fjalë për një organizatë kriminale italo-gjermane. Hetimet po vazhdojnë ende për të zbuluar funksionimin e kësaj organizate mafioze. Gjatë këtij viti, në Itali janë kapur dy ton kokainë e pastër, nga të cilat në dy muaj e fundit është kapur më shumë se gjysma.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU