Regjisori Danny Boyle: Nuk “e vras James Bondin”

Regjisori Danny Boyle refuzoi ta “vras James Bondin”.Danny Boyle thuhet se vendosi të largohet nga filmimi i James Bondit sepse “nuk donte të vriste agjentin e famshëm 007”.

Si arsyeje kryesore, regjisori anglez kishte deklaruar se kishte “mosmarrëveshje krijuese”, por besohet se është diçka më serioze.Sipas gazetës britanike “The Sun”, prodhuesit donin ta vrisnin Bondin në fund të filmit të 25-të dhe pastaj ta “rigjeneronin” karakterin në filmin e ardhshëm, në stilin e serisë “Doktor who”, dhe me një aktor të ri.

“Ka zëra se Bondi duhet të vritet në një finale dramatike. Kjo do të linte të hapur vend për filmin e ardhshëm: Bondi duhet të vdes ose të duhet të vjen deri tek një lloj ringjallje me një aktor të ri. Ka pasur konflikt edhe mbi buxhetin dhe ekuipazhin”, tha një burim anonim nga prodhimi i filmit.

Ideja e vrasjes së Bondit erdhi nga prodhuesja Barbara Broccoli, i cili tha se dëshiron një “përfundim spektakolar prej arit të pastër”.Në skenarin e filmit të ri të Bondit kishte punuar Danny Boyle dhe John Hodge dhe duhet të ndjekin aktualitetin politik, si dhe ngjarjet e lidhura me lëvizjen #MeToo #TimesUp.

Tani, me sa duket, skenari do të ndryshohet tërësisht, i cili do të shkruhet nga skenaristët Neal Pervis dhe Robert Wade.Ndryshe, kjo mund të vonojë premierën e shfaqjes së filmit deri në fund të vitit 2020, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU