Refuzimi antikushtetues i Metës, BE: Ministria e Brendshme duhet funksionale!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në mënyrë indirekte ka shprehur opinionin e tij në lidhje me lëvizjet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai vlerëson punën e policisë së shtetit në muajt e fundit, ndërsa shton se ‘një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit’. Me këtë fjali diplomati i BE-së nënkupton se ministri i ri duhet të jetë me kompetenca të plota për një ministri të Brendshme plotësisht funksionale.

“Muajt e fundit Policia e Shtetit ka ndërmarrë operacione të rëndësishme policore kundër krimit të organizuar. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”, u shpreh Luigi Soreca.

Prej ditës së djeshme ministria e Brendshme drejtohet nga Sandër Lleshi, por si i komanduar nga kryeministri Rama. Lëvizja e Ramës për ta emëruar zv/ ministër dhe më pas për ta komanduar erdhi si pasojë e refuzimit antikushtetues të Presidentit Meta për te mos e dekretuar pa asnjë arsye.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU