Reforma në fokus/ Dy orë takim mes Ministrit Vasili dhe Ambasadorit Lu, zbardhet bashkëbisedimi

 Pas një bashkëbisedimi për rreth dy orë mes Ministrit Vasili dhe Ambasadorit Lu është zbardhur takimi i parë mes të dyve. Lu i ka kërkuar Vasilit, që në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, ai duhet të jetë sa më aktiv në përfshirjen e tij në reformën në drejtësi dhe se Ministria e Drejësisë duhet të jetë njëra nga arkitektet e kësaj reforme.

Ministri Vasili është shprehur se aktualisht po punohet për paketën e 27 ligjeve. Vasili ka theksuar gjithashtu se është e nevojshme që të gjithë aktorët politikë të jenë të shpejtë dhe praktikë pasi reforma ka hyrë në fazën e saj implementuese.

“Jam i interesuar në vetë të parë për finalizimin me sukses të reformës në drejtësi, për të cilën edhe më herët kam shpenzuar mjaft kohë dhe energji”, përfundoi Ministri Vasili./java/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU