Reforma e ujit, Rama: Do jemi të pamëshirshëm me bizneset

Dy ditë nga përfundimi i afatit për legalizimin e lidhjeve të paligjshme të ujit, kryeministri Edi Rama ka dhënë paralajmërimin e fundit se operacioni do të jetë i fortë dhe i pamëshirshëm për të goditur ata që vjedhin pasurinë e përbashkët. Rama theksoi se aksioni do të nisë nga bizneset, ndërsa do të jetë i njëjtë me atë të energjisë elektrike.

Jemi në përfundim të Janarit, që do të thotë në përfundim të afatit të lënë për legalizuar lidhjet e paligjshme të ujit. Informacionet nga terreni janë inkurajuese, ka një numër të madh konsumatorësh, që kanë legalizuar lidhjet e tyre, mbetet ende një numër i madh jashtë sistemit. Mesazhi është shumë i qartë, por mbetet themelore që cdo deputet të përfshihet drejtpërdrejt.

Kjo është një reformë për të përmirësuar ndjeshëm një proces historikisht ka qenë problematik. Dhe është një reformë, si ajo në energji, bazohet në parimin, që ata që kanë paguar rregullisht nuk janë budallenj dhe ata që kanë vjedhur nuk janë të mençur. Fillimi i operacionit ndëshkimor do të materializohet me bizneset, që vjedhin ujë dhe cënojë komunitetin, do të jemi të pamëshirshëm me këdo që bën biznes duke vjedhur”. Në datë 1 shkurt qeveria ka lajmëruar se do të nisë aksionin në të gjithë vendin për të shkëputur lidhjet e paligjshme të ujit dhe për të ndëshkuar vjedhësit.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU