Recetë gatimi/ Salmon me krem lulelakre

Në listën e superushqimeve Salmoni zë një vend të vecantë, për nga vlerat ushqyese. Sot do t’ju sugjerojmë një recetë shumë të thjeshtë: Salmon me krem lulelakre dhe aspara

Si fillim skuqim me pak vaj salmonin. Ndërkohë vendosim në një tenxhere lulelakrën dhe qumësht, duke e lënë të ziejë derisa qumështi të shterojë.

Sapo lulelakrat të jenë zbutur i hedhim në mikser për të përftuar masën kremoze.

Në momentin që salmoni ka marrë ngjyrë rozë, e heqim nga tigani dhe e vendosim në një pjatë ku kemi shtruar pak krem lulelakre.

Më pas i shtojmë asparët e kaluar pak në zgarë.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU