Recetat më të thjeshta me brokoli, që duhet t’i shijoni

Lulet e paçelura të kokës së brokolit duhet të jenë kompakte e të qëndrueshme, me ngjyrë të theksuar, duke mos shfaqur njolla ose pjesë në të verdhë. Gjethet duhet të jenë konsistente e të njoma, delikate në prekje.

Brokoli ruhet në frigorifer e mund të mbahet për 4 ose 5 ditë në ndarjen e frutave dhe të perimeve. Është i thjeshtë edhe pastrimi paraprak: mjafton të eliminohen gjethet dhe të shkëputen majat nga kërcelli. Më pas, kur përdoret, lahet me kujdes në ujë të rrjedhshëm.

Mund ta ruajmë edhe në gjendje të ngrirë, por duhet pasur kujdes që përpara vendosjes në ngrirje, t’i japim një vale prej 5 min. dhe në konservim apo me qese plastike mund të rezistojë edhe për një kohë 1-vjeçare.

NË RECETAT MË TË THJESHTA

Brokoli është shumë i mirë për përgatitjen e sallatave me perime të freskëta (të shijuara me kripë, vaj dhe uthull), si kontorno, tek të mbushurat, në përbërje të makaronave, por brokoli mund të kalohet direkt në tigan me 1-2 thelbinj hudhër e spec djegës, duke e skuqur.

Në gatim përdoren kokat e brokolit së bashku me kërcellin shoqërues të kokës, por pjesërisht, në kuzhinë mund të shfrytëzohen edhe gjethet e brokolit, sidomos në përgatitjen e supave të ndryshme.

Ndoshta i vetmi element negative i brokolit është era e rëndë gjatë zierjes: kjo kushtëzohet nga përmbajtja e squfurit në përqindje e sasi të përmbajtur. Por erën e veçantë gjatë zierjes mund ta evitojmë duke shtrydhur limon dhe gazrat sulfurore nuk do të ndjehen më.

Zierja me avull është forma më e mirë, nëpërmjet së cilës ruhen të patjetërsueshme të gjitha veçoritë shëndetësore-ushqyese të brokolit.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU