Receta/ Tavë me spinaq, bukë me susam e qepë

Një pjatë e shëndetshme dhe jo shumë kalorike. Shumë pranë gatimeve tona tradicionale.

perberesit tave me spinaq

Përgatitja

1 Pritini më dysh horizontalisht qepët dhe pa i qëruar mbështetini në një tigan të nxehur mirë në anën pa lëkurë dhe piqini për 5-6 minuta.

2 Vendosini pastaj në një tenxhere të madh me 3-4 gjethe dafinë, hidhni 2 litra e gjysmë ujë të ftohtë dhe mbulojni. Vëreni të ziejë në një flakë të mesme, hidhni kripë dhe lëreni në vlim përreth 1 orë.

3 Pastroni spinaqin, hiqni kërcejtë e trashë dhe lajeni; duhet të merrni të paktën 200 gramë spinaq të pastër.

4 Qëroni patatet dhe prijini në kube. Flitroni lëngun e qepës, duhet të merrni 1.5 kg lëng dhe rivendoseni në zjarr enën. Gjatë zierjes hidhni patatet, lërini të gatuhen për të paktën 15 minuta, shtoni më pas spinaqin dhe gatuajeni dhe për 2-3 minuta.

5 Thekni në furrë bukën me susam të prerë në feta dhe mbuloni pjesën e fundit të një tave, hidhni sipër përgatitjen me spinaq dhe patate, mbulojeni me feta të tjera buke, hidhni sipër kaçkavall të prerë në fileto dhe futeni në furrë 200 °C për 10-15 minuta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU