RECETA / Supë kremoze me perime dhe pulë

Përbërësit:

500-600 gr pulë

2 patate

4 karrota

2 degë selino

50 ml pana ose 1 gotë qumësht

2 litra ujë

gjalpë

kripë

arrë moskatë

majdanoz

Përgatitja:

Lajmë dhe qërojmë patatet, karrotat dhe selinonë. Më pas i presim në kubikë dhe i skuqim për 3 minuta në tenxhere me gjalpë. Shtojmë pulën, ujin, kripën dhe i lemë të ziejnë për rreth 30 minuta, duke i përzierë herë pas here.

Marrim perimet dhe pak lëng dhe i përziejmë në mikser, derisa të krijohet masë kremoze. Gjithashtu heqim pulën dhe e vendosim në një enë për t’u ftohur.

Hedhim perimet sërish në tenxhere dhe e përziejmë mirë. Shtojmë panën ose qumështin dhe e përziejmë sërish. Ndajmë në fije pulën dhe ia hedhim supës bashkë me erëzat. Supën e vendosëm të ziejë sërish për 5 minuta.

Kur ta shërbejmë supën, mund t’i vendosim disa kubikë buke, të cilat i kemi skuqur më parë me vaj ulliri. Ju bëftë mirë!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU