Receta / Supë italiane me bukë dhe domate

Një recetë e zonës së Toskanës, shumë e shijshme dhe me aromë të këndshme. Përgatitet mjaft thjeshtë dhe shërbehet e nxehtë.

Përbërësit
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • hudhër (të mëdha, të grira)
  • qepë (mesatare, e grirë)
  • karotë (të mesme, të qëruara dhe të prera)
  • 2 fije selino (të mëdha, të copëtuara)
  • gjethe dafine (e tharë)
  • 280 gr spinaq (i ngrirë)
  • 440 gr fasule të konservuara (me gjithë lëng)
  • 6 gota lëng perimesh (ose pule)
  • 425 gr pure domatesh
  • 3 gota bukë (e ndenjur, në copa)
  • 1/4 gotë borzilok (i grirë)
  • djathë kaçkavall (i grirë, sipas dëshirës)
Përgatitja
1
Ngrohni vajin e ullirit në një enë me fund të rëndë në flakë mesatare-të lartë.
2
Kur të jetë nxehur, shtoni hudhrën, qepën, karotat, selinonë dhe gjethen e dafinës dhe hidhni kripë e piper.
3
Skuqini derisa të jenë zbutur, 5-7 minuta. Shtoni spinaqin e ngrirë dhe skuqini për një moment sa të zbuten dhe gjethet e mëdha.
4
Shtoni fasulet, lëngun dhe purenë e domateve. Vëreni supën të ziejë. Hidhni brenda dhe bukëndhe reduktojeni flakën.
5
Gatuajeni derisa supë të trashet pak. Hiqeni nga flaka dhe hidhni borzilokun.
6
Hiqeni gjethen e dafinës dhe shërbejeni me kaçkavall të grirë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU