RECETA / Spaghetti me kërpudha, rukola dhe pançetë

Një recetë për të gjithë individët të cilët duan të konsumojnë një pjatë të shijshme, por pa gluten, pasi mund të jenë intolerantë ndaj saj.
Përbërësit
  • 350 gr spageti (Spaghetti Gluten Free “Granoro”)
  • vaj ulliri (ekstra të virgjër)
  • 10 domate qershi
  • 100 gr pançetë
  • 200 gr kërpudha
  • 1 gotë ujë
  • kripë
  • piper
  • 100 gr djathë kaçkavall
  • 100 gr rukola

Përgatitja
Në një tenxhere me ujë të valuar vendosni për të zierë spagetit. Ndërkohë në një tigan ku keni shtuar pak vaj ulliri vendosni për të skuqur domatetqershi, pançetën dhe kërpudhat.
I trazoni mirë dhe i shtoni një gotë ujë. I marinoni me kripë e piper sipas dëshirës. I përzieni mirë dhe sipër i shtoni spagetit.
Grini sipër pak djathë kaçkavall dhe shtoni rukolën. I përzieni mirë dhe i shërbeni në një pjatë. Ju bëftë mirë!
/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU