Receta/ Si të gatuani qofte me spinaq

Qofte me spinaq është një recetë e thjeshtë për tu përgatitur. PWr të gjithë ato që janë adhurues të këtij ushqimi për përgatitjen e tij ju nevojitet; 1 kg spinaq, 4 vezë, 3 qepë të njomat, 9 lugë gjelle miell, kopër, 4 lugë gjelle kaçkavall të grirë, kripë, piper, vaj.

Për përgatitjen e tij në fillim marrim dhe lajmë spinaqin e lejmë të ziejë për 5 minuta. Më pas e kullojmë mirë dhe e grijmë hollë. Hedhim të gjithë përbërësit tek spinaqi e tjerë me përjashtim të vajit, i përziejmë mirë bashkë me spinaqin.

Më pas masa, e cila duhet të jetë e trashë, formojmë qofte, të cilat i lyejmë pak me miell dhe i skuqim në një tenxhere me shumë vaj derisa të marrin ngjyrë kafe të artë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU