Receta për mëngjes: Kifle të shpejta me djathë

Të përkryera për mëngjes.

Përbërësit:

– Miell

– 2 të bardhët e vezës

– 100 gr gjalpë

– 1 gotë kos

– 1 pluhur për pjekje

– Djathë Kripë

Përgatitja:

Në një enë e përziejmë kosin me të bardhët e vezës, pluhurin për pjekje dhe kripën. Pasi të jenë përzier mirë fillojmë të shtojmë miellin dhe gjalpin e zbutur.

Miell shtojmë derisa të formohet një brumë që të ndahet nga duart.

Pastaj brumin e ndajmë në disa pjesë dhe secilën e hapim veç e veç dhe ju hedhim djathin, pastaj i mbështjellim në formë të rrumbullakët dhe i vendosim në tavën për pjekje. Sipër i lyejmë me të verdhët e vezës.

Futen në furrë dhe pipen në temperaturë 250 gradë celsius derisa të marrin ngjyrë ari. Ju bëfshin mirë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU