Receta më e shijshme dhe e lehtë e picës së bërë në shtëpi

Picës nuk i thotë askush jo, e nëse mendoni se vendi juaj i preferuar “ka prishur dorën” dhe picat nuk shijojnë njësoj mësoni si t’i përgatisni vetë në shtëpi! Linda Fishta ju jep receten më të shpejtë e të lehtë!

PËRBËRËSIT PËR 1 PICË:

150 g miell i Tipit 00
1/2 gotë kos i bardhë, mundësisht i trashë
pak kripë
1/2 lugë vaj ulliri
5 g sodë për torta të kripura ose për të ëmbla, pa vanilje
pak ujë i vakët, sa të mblidhet brumi
pak rozmarinë e thatë, e grirë imët – nëse ju pëlqen.
PËR MBUSHJEN MUND TË VENDOSNI SIPAS SHIJEVE PERSONALE OSE SI MË POSHTË:
100 g djathë dhie i freskët
1/2 gotë kos i bardhë – mundësisht i trashë
1 lugë e gjysmë mjaltë
7/8 kokrra domate qershiza
5/6 kokrra ullinj të zinj
kripë dhe piper sipas nevojës
PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në
temperaturën 180° C.
1.Në një tas, përziejmë miellin, kripën, sodën, vajin e ullirit, kosin dhe rozmarinën. Shtojmë ujë të vakët derisa të shohim që kemi një brumë që nuk ngjit. E punojmë brumin pak me dorë, e vëmë në një tas, e mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë 10 minuta në temperature ambienti.
2.Përgatisim mbushjen: përziejmë në një tas kosin me djathin me pirun, shtojmë mjaltin, kripën dhe piperin.
3.Marrim brumin dhe e hapim të hollë me petës, e vëmë në tavën ku kemi shtruar letër furre dhe shpërndajmë sipër mbushjen duke lënë një bord anësor 1 cm të palyer. Shpërndajmë domatet të prera në mes dhe ullinjtë në copa. E vëmë të piqet për 15/20 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë në anësoret e saj.
KOHA E PJEKJES: 30 MIN.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU