Receta, makarona me krem djathi dhe pançetë

Makaronat janë një nga ato pjata të cilave nuk mund t’u thuashë kurrë JO.

Janë tundimi më i madh për njerëzit që janë me dietë dhe po përpiqen t’u qëndrojnë larg brumërave e njëherazi ushqimi, që të ndryshon gjendjen e humorit dhe të bën të ndihesh gjithmonë mirë.

Sot kemi për ju makaraona me krem djathi dhe pancetë.

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 400 g makarona integrale ose jo, 200 g pançetë në kubikë,
250 g djathë Philadelphia ose djathë tjetër kremoz, 1 bustinë shafran, vaj ulliri dhe kripë.

PËRGATITJA: Ziejmë makaronat në ujë të valuar me kripë. I kullojmë dhe i spërkatim me pak vaj. Ndërkohë që makaronat ziejnë, në një tigan me pak fare vaj skuqim paçetën derisa

të bëhet krokante. Shtojmë makaronat në tigan dhe i lëmë për një minutë duke i përzier
me lugë druri. Shkrijmë shafranin me pak ujë të nxehtë dhe e përziejmë me djathin
Philadelphia derisa të kemi një krem homogjen.

Heqim makaronat nga tigani dhe i përziejmë me kremin e djathit. Sipas dëshirës i shërbejmë me djathë Pecorino ose Parmigiano të grirë.

/living/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU