Receta/ Kunguj të njomë me domate

Përgatitja 25 minuta

Pjekja 25 minuta

Përbërësit për 2 persona:

2 domate

2 kunguj të njomë

Borzilok

1 vezë

370 gr peshk ton

4 lugë gjelle ajkë

2 lugë çaji djathë parmigiano

Kripë, piper i zi, pak spec i kuq

Përgatitja:

Peshkun ton e lëmë të kullohet dhe e vendosim në një enë. Borzilokun e presim imët. Pastrojmë kungujt dhe i presim në dy pjesë për së gjati. Heqim pjesën e brendshme dhe e grijmë. Pastrojmë domatet e u heqim pjesën e brendshme, ndërkohë që furra ngrohet në 200 gradë.

Përziejmë bashkë kungujt e grirë, peshkun, borzilokun, vezën dhe ajkën, duke u hedhur edhe kripë, piper e spec të kuq.

Me këtë përzierje mbushim kungujt dhe dhe domatet. I vendosim ne nje tepsi të lyer me vaj dhe sipër u hedhim djathtin parmigiano ose kaçkavall.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU