Receta / Gjoks pule me speca, kërpudha dhe bajame

Përbërësit për 4 persona – koha e përgatitjes 30/40 minuta: ● 150 g bajame të qëruara dhe pa lëkurë● 500 g gjoks pule i prerë në copa të vogla● 2 karota● 2 qepë të vogla● 1 spec i kuq, i madh● 1 spec i verdhë i madh● 100 g kërpudha ● 2-3 lugë niseshte ● salcë soje ● xhenxhefil i freskët, 1 cm ● vaj ulliri ose kikiriku

Përgatitja: Copat e pulës i vëmë në një tas ku kemi hedhur më parë salcë soje, xhenxhefilin të grirë dhe niseshtenë, të përziera mirë. I lëmë të marinohen. Salcë soje do të vëmë aq sa duhet që mishi të mbulohet plotësisht.

Karotat e qëruara dhe specat i presim zhylien, kërpudhat dhe qepën në feta të holla. Në një tigan me 3-4 lugë vaj ulliri, hedhim bajamet dhe i lëmë në zjarr derisa të kenë marrë ngjyrë. I heqim dhe në tigan hedhim kërpudhat, specat, qepën dhe karotat.

I lëmë në zjarr derisa të shohim që perimet janë zbutur, por të kenë mbetur krokante. I heqim nga tigani dhe i lëmë mënjanë.

Në tigan hedhim pak vaj ulliri dhe kur të jetë ngrohur, vëmë copat e mishit të skuqen mirë. Ndërkohë, salcën që ka mbetur te tasi ku u marinua mishi, e hollojmë me pak ujë dhe ia hedhim mishit sipër kur ky të jetë skuqur plotësisht.

Pas pak minutash shtojmë këtu perimet, bajamet dhe i lëmë në zjarr për pak minuta. E kontrollojmë për kripë dhe nëse është e nevojshme shtojmë pak salcë soje. E shoqërojmë me feta buke ose me oriz të bardhë.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU